Muzikë

Regard, shqiptari tjetër pas Dua Lipës që nominohet në “Brit Awards 2021”


Këngëtarja me prejardhje nga Kosova e me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka rezervuar nominimin e radhës në edicionin e sivjetmë të “Brit Awards”.

Por, ajo nuk është shqiptarja e vetme e nominuar, sepse pos saj edhe artisti DJ, me prejardhje nga Kosova, Regard, është nominuar në kategorinë e rëndësishme, atë të “këngës më të mirë britanike të vitit”.

“Secrets’ është kënga me të cilën, Regard, është nominuar në bashkëpunim me artisten RAYE, dhe në të njëjtën kategori, është e nominuar edhe Dua Lipa, me këngën “Physical”.

Regard, përmes llogarisë së tij në Facebook, shprehet të jetë i emocionuar pas marrjes së lajmit për nominimin në evenimentin e madh britanik.

“Nuk mund ta besoj që ‘Secrets’ është nominuar për ‘Këngën Britanike të vitit’ në këtë edicion. Unë vetëm dua të them faleminderit të gjithëve kaq shumë për mbështetjen time, kjo nuk do të ishte e mundur pa të gjithë”, ka shkruar, Regard.

Në anën tjetër, Dua Lipa, në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve, është e nominuar në disa kategori, përfshire “Artisten më të mirë të vitit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore