Lajme

Refuzohet kërkesa e Vetëvendosjes për rivotim në disa vendvotime në Prizren


Zgjedhjet lokale (Ilustrim).

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për rivotim në disa vendvotime në Prizren.

LVV kishte kërkuar që në 22 qendra të anulohet rezultati i publikuar dhe të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të organizojë rivotimin si shkak i diferencës së daljes së votuesve për të votuar dhe fletëvotimet në kutitë e votimeve.

Në vendimin e publikuar PZAP thotë se pretendimet e LVV-së duke u bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së janë bazë të paqëndrueshme.

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë është mbajtur më 14 nëntor.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa refuzon kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje (DOKUMENT).

Nga numri i përgjithshëm i 38 komunave të Kosovës, 17 komuna kanë shënuar fitore ndërsa 21 komuna kanë shkuar në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të KQZ-së në zgjedhjet lokale të 17 tetorit votuan rreth 43 për qind e qytetarëve me të drejt vote.

Qytetarët votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave dhe asambletë komunale në 38 komuna sa ka gjithsej Kosova.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të fitoj vetëm katër komuna në zgjedhjet lokale të 2021.

Vendimin e plotë të PZAP mund ta gjeni KËTU.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore