Lajme

Referendumi Serb për ndryshimin e Kushtetutës i ndaluar në Kosovë, po përsëritet në nëntë qendra votimi në Serbi


Ilustrim- Referendumi në Serbi

Në Serbi sot (e diele) me 23 janar është duke u përsëritur në nëntë (9) vendvotime procesi i votimit në Referendum për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë, i cili ishte ndaluar të mbahet në territorin e Repiblikës së Kosovës.

Referendumi përsëritet sepse në ato vende nuk ka mundur të përcaktohet rezultati ose është anuluar rezultati, si pasojë e parregullsive të shkaktuara një javë më parë me 16 janar.

Kjo është thënë më herët në mbledhjen e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KZZ).

Në referendumin e përsëritur do të marrin pjesë gjithsej 7 mijë e 711 zgjedhës, ndërsa KZZ e Serbisë ka shtypur gjithsej 7 mijë e 750 fletëvotime.

Vendvotimet janë hapur në ora 7:00 të mëngjesit, ndërsa ato do të mbesin hapur deri në ora 20:00 të mbrëmjes, ku mund të votohet në katër vendvotime në Trstenik dhe në një vendvotim në Petrovac të Mlavi, Backa Topola, Nish, Çaçak dhe Pozharevc, përcjellë mediumi serb Danas.

Në të gjitha këto qendra të votimit sipas KZZ-së janë formuar komisione të reja.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kishte shpallur të suksesshëm Referendumin për ndryshime kushtetuese që u mbajt me 16 janar, për të cilën bëri të ditur se 60,48 për qind e votuesve votuan për opsionin “PO”.

Në një konferencë për shtyp, Vuçiç tha se 60 për qind të votuesve votuan për ndërsa 40 për qind votuan kundër ndryshimeve kushtetuese.

Ai tha se dallimi mes atyre që votuan për dhe kundër është rreth 400 mijë vota, dhe vetëm 1,1 për qind e fletëvotimeve ishin të pavlefshme.

Pjesëmarrja popullore në Referendum ishte e ulët, ku vetëm 27,6 për qind e qytetarëve kanë votuar në mbi 8 mijë qendra të votimit.

Nga ana tjetër, serbët nga Kosova, të cilët kanë dy shtetësi, pas ndalimin të mbajtjes së Referendumit në territorin e Kosovës, ku atyre ju lejohej vetëm përmes postës dhe zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, të votojnë, gjë që ky variant ishte kundërshtuar nga Beogradi, kanë pasur mundësi të votojnë në Serbi, përkatësisht në Kurshumli, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranje.

Aleksandar Vuçiç

Në pamundësi për të votuar në Kosovë, një pjesë e serbëve lokalë kanë ushtuar për në Serbi përmes që të participojnë me votën e tyre në proces.

Nga ana tjetër, disa të tjerë kishin vendosur që të protestonin në qendër të Mitrovicës Veriore në mënyrë simbolike, kundër vendimit të Kosovës.

Mirëpo, Policia e Kosovës kishte ndërmarr të gjitha masat e nevojshëm që të mos lejohet mbajtja e Referendumit në mënyrë ilegale dhe që gjendja të mbetet nën kontrollë.

 

Kosova me Rezolutë kundër Referendumit serb

Këtë Referendum e ndaloi Kuvendi e Kosovës me anë të një Rezolute, ku njëzëri me opozitën u rreshtuan kundër mbajtjes së saj.

Një referendum të tillë aktorët kryesorë politikë të Kosovës e konsideruan antikushtetues dhe shkelje të sovranitetit të vendit.

Megjithatë, ishin ambasadorët e QUINT-it që kërkuan të lejohet votimi i serbëve të Kosovës në referendumin e 16 janarit dhe votat të mblidhen nga OSBE-ja, por që Kosova nuk kishte pranuar një gjë të tillë.

As Misioni për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nuk ndërmori hapa të mëtutjeshëm për të shpërndarë materialet zgjedhore të Referendumit, pasi që sipas tyre, për ta bërë një gjë të tillë “të gjitha palët duhet të kenë konsensus”.

2 kamionë me materiale zgjedhore nga Serbia u ndaluan në pikën kufitare në Merdare mbrëmjen e së premtes, dhe u konfiskua dokumentacioni ilegal që synonte të futej në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore