Lajme

Referendumi: Deri në orën 18:00 dalja 25.25%


Ilustrim

Në konferencën për media të orës 19:00 të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve të Serbisë, u tha se dalja e qytetarëve në Referendum deri në ora 18:00 në nivel vendi është vetëm 25.25% nga votuesit e regjistruar.

Drejtori i Byrosë Republikane të Statistikave, Miladin Kovaçeviç, ka deklaruar se në Vojvodinë kanë votuar 28.67 për qind, në Shumadi dhe Serbinë Perëndimore 24.59 për qind, në Serbinë Jugore dhe Lindore 23.39 për qind dhe në Beograd 22.88 për qind të votuesve të regjistruar.

 

Pjesëmarrje e dobët në Referendum – Deri në orën 14:00, vetëm 14.99 për qind

Deri në ora 14:00, është shënuar pjesëmarrje e dobët në Referendumin e Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Dalja e qytetarëve serb për të votuar është vetëm 14.99 për qind e votuesve të regjistruar.

Sipas deklarimit të kryetarit të KQZ-së, Vladimir Dimitrijeviç, procesi i votimit po shkon  mirë, ndërsa sipas tij i vetmi faktor kufizues është gjendja epidemiologjike në vend.

Pjesëmarrja në rajonin e Beogradit është rritur në 13.90 për qind, në Vojvodinë 16.84 për qind, në rajonin e Shumadisë dhe Serbisë Perëndimore 14.14 për qind dhe në rajonin e Serbisë Jugore dhe Lindore 14.30 për qind.

 

Pjesëmarrje e dobët në Referendum – Deri në orën 12:00, vetëm 8.99 për qind 

Deri në ora 12:00, është shënuar pjesëmarrje e dobët në Referendumin e Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Dalja e qytetarëve serb për të votuar është vetëm 8.99 për qind, ndërsa është raportuar se deri më tani në të gjitha vendvotimet në Serbi, procesi është duke u zhvilluar pa parregullsi të mëdha.

 

Pjesëmarrje e dobët në Referendum – Deri në orën 10:00, vetëm 3.61 për qind

Raportohet se deri më tani në të gjitha vendvotimet në Serbi procesi po zhvillohet pa parregullsi të mëdha por se pjesëmarrja në votim është e dobët.

Deri në orën 10:00 të mëngjesit, pjesëmarrja në referendum për ndryshimet kushtetuese është 3.61 për qind, nga 6 milion e 510 mijë e 323 votues të regjistruar.

Kjo është bërë e ditur në konferencën e parë të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi.

Pjesëmarrja në rajonin e Beogradit është edhe më e dobët se sa mesatarja e përgjithshme e daljes deri në ora 10:00, duke shënuar 2.92 për qind, në rajonin e Shumadisë dhe Serbisë Perëndimore është 2.88 për qind, në rajonin e Serbisë Jugore dhe Lindore 3.22 për qind.

Ndërsa, në Vojvodinë dalja është me e lartë duke shënuar 4.92 për qind, ka thënë drejtori i Byrosë së Statistikave, Miladin Kovaçeviç, përcjell mediumi serb Tanjug.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore