Sport

Red Bull dominon në Arabinë Saudite, Perez del i pari


Skuadra e Red Bull ia doli të dhurojë spektakël edhe Arabinë Saudite.

Dy pilotët e skuadrës austriake, Sergio Perez dhe Max Verstappen u renditen në vendin e parë dhe të dytë.

Gara për meksikanin ishte më e lehtë duke qenë se ai u nis nga pozicioni i parë dhe e humbi atë vetëm për pak xhiro kur Fernando Alonso mori kryesimin. Megjithatë, në fund ishte Perez që iu gëzua triumfit.

Nga ana tjetër, ishte e gjitha një garë në malore për Verstappen.

Holandezi u nis nga vendi i 15-të por nisi që në start parakalimet dhe pas futjes së makinës së sigurisë në pistë pas daljes së Stroll, ia doli të përfitonte edhe më shumë pozicione.

Në fund, dy herë kampioni i botës rikuperoi plot 13 pozicione për t’u renditur në vendin e dytë.

I treti në podium u ngjit George Russell me Mercedes që tregoi përmirësime nga gara e parë, teksa në vend të katërt u pozicionua Fernando Alonso.

Ndërkohë, zhgënjeu Lewis Hamilton duke dalë në vendin e pestë, derisa pas tij u renditën dy pilotët e Ferrarit, Carlos Sainz dhe Charles Leclerc.

Ocon, Gasly dhe Magnussen ishin pilotët që mbyllën 10-tëshen e parë.

Gara e radhës do të zhvillohet më 2 prill në Australi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore