Pajisje

Realitet apo propagandë sistemet e pambrojtura ruse të komunikimit?


Në Ukrainë, ushtria e Putin-it ka përdorur në mënyrë të habitshme sistemet e komunikimit të pambrojtur, të cilat po i bëjnë njësitë në terren më të cenueshme.

Përdorimi i tyre nxjerr në pah edhe problemet e komandës dhe kontrollit.

Rusët kanë në dispozicion pajisje moderne për transmetime të sigurta, por përballë dëmtimit të infrastrukturës ukrainase të komunikimit, ushtarët shpesh përdorin celularë normalë.

Këta, deri në atë pikë sa komandantët moskovitë në disa raste u detyruan t’u merrnin telefonin personal vartësve të tyre nga frika se mos ata pa dashje zbulonin vendndodhjen e njësisë së tyre.

Po ashtu ka raportime të civilëve ukrainas për telefonat e tyre të vjedhur, duke pretenduar se ushtarët rusë më pas i përdornin ato për të folur me njëri-tjetrin ose me familjet në Rusi.

Të tjera raportime kanë treguar për përdorim të radiove dhënëse dhe marrëse me origjinë kineze, jo të besueshme dhe të pambrojtura.

Së bashku me ushqimin e pakët dhe automjetet e dëmtuara, tashmë ushtarëve rusë u duhet të përballen edhe me aparatet e papërshtatshme të komunikimit.

Njëherazi dihet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e NATO-s po i ofrojnë Kievit mjete në gjendje për të ndërprerë transmetimet ruse, duke i shtyrë ushtarakët rusë të përdorin komunikime më pak të sigurta që mund të përgjohen më lehtë.

Analisti Kostas Tigkos tregon se është një gjë të ndërtosh një sistem të shkëlqyer dhe gjë tjetër ta përdorësh atë në betejë për të kryer operacione komplekse që përfshijnë mijëra njësi lëvizëse.

Ka telefonata të shumta të përgjuara, qoftë edhe nga radio amatorë, të cilat janë publikuar online, në YouTube apo në rrjetet sociale.

A është realitet apo propagandë kjo?

Teksa konfirmon disa detaje, vetë Pentagoni i cilëson këto episode si “anekdotike”, pra si rezultat i informacioneve të pakonfirmuara nga terreni.

Për më tepër, shumë analistë ushtarakë shtyjnë kundër përgjithësime në lidhje me problemet e komunikimit: disa njësi mund t’i kenë pasur, të tjera jo.

Kjo edhe sepse mes mjeteve të luftës që kanë rënë në duart e Ukrainës ka pjesë të sofistikuara.

Në zonën e Kievit, për shembull, është gjetur një kontejner ushtarak i braktisur që ekspertët e kanë njohur si të përdorur për të mbuluar lëvizjet e ushtrisë.

Ky sistem përdoret për të ngatërruar radarët, sensorët e avionëve dhe platforma të tjera të ngjashme të përdorura nga kundërshtarët.

Një konfirmim empirik i faktit se ky terren është i turbullt.

Gjithsesi rusët janë gjithmonë aty, duke goditur kundërshtarin.

 

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore