Sport

Real Madrid udhëheq garën për nënshkrimin me Demiral


Real Madrid është seriozisht në garë, dhe në fakt duke e udhëhequr garën për nënshkrimin e Merih Demiral.

Mediat turke, raportojnë që ky transferim është kërkuar nga vet Ancelotti.

Performancat solide të Demiral te Atalanta, e kanë bërë trajnerin italianin që ta kërkojë Demiral-in si përforcim për mbrojtjen e tij.

Real Madrid-i ka mbetur në mbrojtje me Militao-n dhe Alaba-n, që nga shumë tifozë konsiderohen si dy opsionet e vetme të italianit.

Sipas tyre, dhe vet Ancelotti-t, Nacho dhe Vallejo nuk janë në nivelin për të luajtur ndeshje të mëdha për Real Madrid-in.

Dhe, përveç Rudiger, që është shumë afër të nënshkruaj me Real Madrid-in si agjent i lirë, madrilenët e shohin edhe Demiral si opsion për mbrojtjen.

Alaba, Militao, Rudiger dhe Demiral është diçka, që sipas Ancelotti-t, do t’i ndihmonte shumë skuadrës mbretërore.

Demiral është në huazim nga Juventus te Atalanta, por duke përdorur të drejtën e blerjes, bergamaskët kanë të drejtën ta shesin direkt turkun.

Përveç Real Madrid-it, të interesuar për shërbimet e Demiral janë edhe Inter, Atletico Madrid dhe Chelsea.

Dëshira e lojtarit, sipas mediave turke, normalisht është Real Madrid-i, por nëse lëvizja në Madrid nuk ndodh, opsionet e tjera janë tejet të hapura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore