Sport

Real Madrid të bindur që Sergio Ramos po kalon muajt e fundit në klub


Në vitin 2005, Sergio Ramos, iu bashkua Real Madrid-it nga klubi tjetër i La Liga, Sevilla.

Në sezonin e tij të 16-të te klubi madrilen, ai duket se është drejt një fundi të një aventure të jashtëzakonshme.

Gazetari shumë i afërt me presidentin Florentino Perez dhe udhëheqësi i emisionit të famshëm sportiv “El Chiringiuto”, Josep Pedrerol. ka japur detaje mbi rinovimin e kontratës së Sergio Ramos, ku thotë që kapiteni i Real Madrid-it, do largohet nga Real Madrid pas 16 vitesh ne verën e vitit 2021.

Real Madrid dhe Ramos kanë shumë vështirësi në negociata, ku nuk pajtohen me kërkesat e njëri-tjetrit.

Ramos kërkon një kontrat 2 vjeçare me shifrën e njejtë që përfiton tani (17 milion euro në vit), kurse Real Madrid është e gatshme të ofroj një kontrat 1 vjeçare me 10% ulje të pagës, të cilën Ramos e ka refuzuar 4 herë tani.

Pedrerol ka zbuluar se së fundmi Real Madrid është pajtuar të rinovoj kontratën e Ramos për dy vite por gjithmonë duke ulur pagën e futbollistit me 10%. Sergio Ramos ka refuzuar edhe këtë ofertë.

Ramos është i lirë të negocioj me çdo klub që ka ofertë për të që nga 1 janari 2021. Interes për të deri tani kanë shfaqur Juventus dhe PSG, por situatën e tij nga afër po e përcjellin edhe klubet nga Manchesteri, United dhe City.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore