Sport

Real Madrid rifillon ‘sulmin’ për Bellingham


Jude Bellingham. Photo: Getty

Real Madrid e ka të qartë objektivin kryesor për verën e ardhshme, Jude Bellingham, raporton gazeta spanjolle “AS”.

Gjithashtu po konsiderohet nënshkrimi i një sulmuesi të nivelit të lartë për të zëvendësuar Karim Benzema, por kjo situatë është shumë më e komplikuar për shkak të mungesës së kandidatëve të mundshëm.

Kështu, është mesfushori anglez ai që është zgjedhur nga madrilenët për të vijuar rinovimin e mesfushës, një proces i nisur prej kohësh dhe që është zhvilluar me Fede Valverde, Eduardo Camavinga dhe Aurelin Tchouameni.

Aktualisht nuk ka kontakte me Borussia Dortmund, por nuk është problem. Marrëdhëniet mes dy klubeve kanë qenë të shkëlqyera prej vitesh dhe, kur të vijë koha për të negociuar, Real Madrid ka besim se procesi do të jetë i shkurtër dhe i kënaqshëm për të gjitha palët.

Megjithatë, ka një “gur në rrugë”, një që Real Madrid po e gjen vazhdimisht, si në sport ashtu edhe në lidhje me tregun e transferimeve: Liverpool.

Të dyja skuadrat u takuan në finalen e fundit të Champions League (Real fitoi) dhe do ta bëjnë këtë sërish në raundin e 16-të në Champions këtë sezon.

Dhe verën e kaluar, klubi anglez synoi nënshkimin e Kylian Mbappe, megjithëse sulmuesi e bëri të qartë, ose qëndroi te PSG ose nënshkruaj për Real Madrid. Më në fund ndodhi gjëja e parë.

Mirëpo, skuadra angleze nuk po i ndahet Real Madrid-it. Ata janë në garë për nënshkrimin e Bellingham, i cili është dëshirë e Jurgen Klopp.

Liverpool nuk është një armik i mirë në këtë kuptim, pasi ka potencial ekonomik, si pjesa tjetër e skuadrave të Premier League dhe Klopp ka aleatë brenda Dortmund-it për të kthyer peshoren në favor të tij.

Jo çuditërisht, kjo e bëri atë të fitonte dy Bundesliga, të ishte nënkampion në dy edicione të tjera, të ngrinte tre tituj të tjerë në Gjermani dhe të shkonte në finalen e Champions League me Dortmund-in.

Normale që Real Madrid po merr parasysh lëvizjet dhe është aktivizuar për të mos humbur vendin në negociatat që me siguri do të zhvillohen në Dortmund verën e ardhshme.

Ndërkohë Borussia është ende në pritje për të zbuluar se çfarë vendimi merr Bellingham, me të cilin në fillim të janarit pati një takim të planifikuar që nuk ndodhi, me iniciativën e futbollistit.

Në Dortmund besojnë se ai nuk do të rinovojë (ka kontratë deri në vitin 2025) dhe supozojnë se do të duhet ta shesin këtë verë për të marrë përfitimet ekonomike maksimale të transferimit të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore