Sport

Real Madrid, PSG dhe Chelsea janë gati t’i shpenzojnë 60 milionë euro për talentin brazilian


Është vetëm 16-vjeçar. Megjithatë me paraqitjet e tij ka mahnitur shumë klube të mëdha evropiane.

Bëhet fjalë për talentin brazilian, Endrick, i cili është një produkt i akademisë së klubit brazilian, Palmeiras, e që me ekipin e parë u bashkua në korrik të këtij viti.

Që nga ajo kohë, sulmuesi 16-vjeçar ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar një asistim në Serie A të Brazilit dhe në Kupë.

Pikërisht këto paraqitje kanë bërë që ai të jetë në vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, mes tyre Real Madrid, Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

Sipas asaj që raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, klubi i Palmeiras kërkon të paktën 60 milionë euro për ta lejuar talentin e tyre që të largohet.

Mbetet të shihet se cilat nga klubet do ta fitojë garën për transferimin e brazilianit, derisa mosha e tij premton një futbollist të madh për të ardhmen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore