Përballje

Real Madrid: “Mbretërit” e Ligës së Kampionëve


Në 11 gjysmëfinalet e fundit të Ligës së Kampionëve, skuadra mbretërore, Real Madrid ka qenë pjesëmarrëse plotë nëntë herë, katër prej të cilave me trajnerin aktual të tyre Zinedine Zidane.

Kurse ne total, ata kanë kanë qenë 30 herë gjysmëfinalistë të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Evropë.

Bayern Munich pozicionohet e dyta për sa i përket këtij rekordi, me 21 gjysmëfinale gjithsej, pasuar nga 16 të Barcelonës e 12 të Milanos.

Këtë ecuri pozitive, mbretërit e filluan me Jose Mourinhon në sezonin 2010/11, të cilët arritën në gjysmëfinale çdo vit rregullisht deri në sezonin 2018/19, kur u ndal nga Manchester City në fazën e 1/8-ve të finales.

Gjatë kësaj periudhe nëntë vjeçare, “mbretërit” ngritën lartë trofeun e çmueshëm katër herë, tre prej të cilave ishte trajner Zidane, ndërsa në total ata fituan plotë 13 herë Ligën e Kampionëve.

Klubi i famshëm nga kryeqyteti spanjoll synon që për herë të 14-të të fitoj këtë trofe, ku në gjysmëfinale do të përballet me skuadrën angleze Chelsea.

Dy ekipet nuk janë takuar asnjëherë në Ligën e Kampionëve, mirëpo ata u përballen në Kupën e Fituesve të Kupave në sezonin 1970/71 dhe Superkupën e vitit 1997, në të cilat Chelsea triumfoi në të dy rastet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore