Sport

Real Madrid-i prezanton fanellat e reja


Real Madrid-i ka zyrtarizuar fanellat e reja, me të cilat do të luajë ndeshjet në shtëpi për sezonin 2021/22. E bardha tradicionale e klubit kombinohet me ngjyrat portokalli dhe blu. Logo e sponsorit, Adidas, do të jetë me portokalli.

Detaji tjetër interesant është se në krijimin e fanellave të reja të Real-it janë përdorur materiale të ricikluara. Fanellat janë dizajnuar që t’u ofrojnë lojtarëve kushtet e duhura për rregullimin e temperaturës gjatë ndeshjeve.

Duke filluar nga data 8 qershor 2021, fanellat do të jenë në shitje në dyqanet zyrtare të Adidas dhe Real Madrid-it.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore