Sport

Real Madrid-i pas 18-vjeçarit, Matheus Nascimento


Real Madridi po ndjek adoleshentin e Botafogos, Matheus Nascimento, raporton Diario AS duke e quajtur atë “një numër 9 për të ardhmen”.

Sulmuesi 18-vjeçar bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Botafogo shtatorin e kaluar dhe u shfaq si zëvendësues i vonë në fitoren e tyre 3-2 në Internacional fundjavën e kaluar.

Sipas gazetës, Matheus është identifikuar nga shefi skaut i Madridit, Juni Calafat – i cili ishte përgjegjës për sjelljen e Vinicius Junior dhe Rodrygo në Bernabeu – dhe fillimisht do t’i bashkohej ekipit rezervë të klubit, Castilla.

Momentalisht, Real Madrid-i nuk kanë nevojë për një sulmues tipik, pasi duket se Karim Benzema është i pa zëvendësueshëm.

  1. Por, Los Blancos po e kërkojnë adoleshentin për ta zhvilluar talentin e tij për të ardhmen e afërt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore