Sport

Real Madrid i ofron kontratën e re Dani Ceballos


Mesfushori spanjoll, Dani Ceballos, ka edhe një vit kontratë të mbetur në “Santiago Bernabeu”. Mirëpo, madrilenët janë gati t’i ofrojnë kontratën e re.

Sipas gazetës “Sport”, Real-i ka gati propozimin për Ceballos-in. Atij do i ofrohet kontratë deri në verën e 2025.

25-vjeçari u transferua te Real-i në verën e 2017 nga Real Betis për shifrën e 16.5 milionë eurove. Ai nuk ka mundur kurrë të jetë lojtar i rëndësishëm për formacionin e “Los Blancos”.

Pas dy sezoneve në huazim te Arsenal-i, Ceballos u rikthye te Real-i, ku triumfuan në La Liga dhe Champions League.

Sezonin e fundit, Ceballos u paraqit në 18 ndeshje në të gjitha garat me Real Madrid-in, ku dhuroi një asist.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore