Sport

Real Madrid-i ofron Hazard-in dhe para për Salah-un


Real Madridi duken të tunduar për të transferuar Mohamed Salah-un nga Liverpool-i me një marrëveshje që përfshin Eden Hazard dhe para raportoi gazetari Ekrem Konur.

30 vjeçari, Hazard ka kaluar një kohë të vështirë që kur u transferua në Santiago Bernabeu, me një numër lëndimesh që ndikuan në ritmin e tij dhe, pasi ai ende nuk ka shënuar gol këtë sezon, Carlo Ancelotti duket se po konsideron mënyra për ta larguar ish lojtarin e Chelsea.

Skuadra e LaLiga ka qenë prej kohësh admirues të Salah, i cili e ka ende të pazgjedhur situatën e tij lidhur me një kontratë të re te Liverpool-i.

Dhe ndërsa Reds u raportuan se po përgatitnin një marrëveshje prej 350,000 funte në javë për egjiptianin në fillim të kësaj jave, ata mund të detyrohen të kërkojnë opsione të tjera nëse Salah nuk pranon të nënshkruajë një marrëveshje të re.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore