Sport

Real Madrid-i monitoron futbollistin e Atalanta-s


Real Madrid po monitoron situatën e mbrojtësit të Atalanta-s, Merih Demiral.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, performancat e mbrojtësit turk me klubin nga Bergamo, kanë tërhequr vëmendjen e klubit mbretëror dhe njëkohësisht edhe të trajnerit Carlo Ancelotti.

Mbrojtësi 24 vjeçar u huazua verën e kaluar nga Juventus-i tek Atalanta, transferim për të cilin zikaltrit shpenzuan 3 milionë euro, teksa do të kenë mundësinë për të blerë kartonin e tij për shumën e 28 milionë eurove.

Një qendërmbrojtës i ri është përparësia kryesore për “Los Blancos” përpara sezonit të ardhshëm.

Mirëpo, media italiane thekson se drejtuesit e Realit do të duhet të shpenzojnë rreth 50 milionë euro për të bindur Atalanta-n.

Kujtojmë që Demiral-in e bleu Juventus-i nga Sassuolo për shumën e 20 milionë eurove në verën e vitit 2019.

Ai kaloi dy vite te bardhezinjtë, të cilët më pas e huazuan te skuadra e Atalanta-s.

Te Atalanta ai po kalon në formë shumë të mirë këtë sezon, i cili së bashku me Berat Gjimshitin dhe kapitenin Rafael Toloi-n, po përbëjnë një treshe vështirë të kalueshme.

Gjithashtu emër tjetër që lidhet me mbrojtjen e Real-it, është Antonio Rudiger i Chelsea-t

Rudiger do të mbetet në fund të këtij sezoni lojtar i lirë, pasi që refuzoi të rinovonte kontratën me Chelsea-n.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore