Sport

Real Madrid, i indinjuar me UEFA-n për renditjen e vitit 2022


Që UEFA dhe Real Madrid nuk kanë një marrëdhënie të mirë, nuk është mister për askënd. Për këtë arsye, sa herë që del në pah diçka që lidhet me të dyja, bëhet bujë.

E fundit ka qenë renditja e bërë nga UEFA për klubet më të mira në vitin 2022 ku Real-i, pas fitimit të La Liga-s dhe Champions League-s, është renditur i gjashti.

Mbi spanjollët qëndron Manchester City, i cili ka qenë ekipi i parë i klasifikuar sipas UEFA-s. Bayern Munich i dyti dhe Liverpool i treti. “Top-5” përfundon me Chelsea-n dhe PSG-në.

Kështu, klasifikimi ka shkaktuar zemërim tek tifozët madrilenë të cilët nuk e kuptojnë se si ekipi i tyre nuk ka zënë më vendin e parë pas fitimit të Champions League, por ka mbetur jashtë “top-5” pas klubeve si Chelsea që nuk shtoi asnjë trofe këtë vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore