Sport

Real Madrid, Gareth Bale pëson dëmtimin e 24-të, ja sa mungon


Futbollisti uellsian i Real Madrid-it, Gareth Bale, ka dëmtuar kyçin e këmbes dhe për pasojë do të qëndrojë larg fushave për tetë javë.

Ky është dëmtimi numër “24” për futbollistin, që nga koha e mbërritjes së tij në Madrid në vitin 2013. Deri në nëntor, Bale nuk do të jetë nën dispozicionin e trajnerit, Carlo Ancelotti.

32-vjeçari u dëmtua dhe para një javë në stërvitje, duke humbur sfidat përballë Celta Vigo-s dhe Inter-it. Tani do i duhet të pushojë edhe për disa sfida të tjera.

Plot 12 ndeshje do të humbasë Bale, nëse parashikimi për mungesën e tij tetë javore rezulton i saktë. Ai parashikohet të rikthehet në fushë më 6 nëntor, ndërkohë sfidat e humbura do të jenë përballë: Valencia, Mallorca, Villarreal, Sherif (Champions League), Espanyol, Athletic, Shakhtar (Champions League), Barcelona, ​​Osasuna, Elche, Shakhtar (ndeshja e kthimit) dhe Rayo Vallecano.

Pas rikthimit nga huazimi te Tottenham-i, Bale duket se kishte gjetur formën nën drejtimin e Ancelotti-t. Ai ishte pjesë e formacionit në tre ndeshjet e para në La Liga, para se të ndalej nga dëmtimet.

Disa nga dëmtimet e Gareth Bale

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore