Sport

Real Madrid – Chelsea, ende gjithçka e hapur


U zhvillua të martën gjysmëfinalja e parë e Champions League-s mes R eal Madrid-it dhe Chelsea-s.

Në një ndeshje që ofroi shumë, asnjëra skuadër nuk gëzoi fitoren në fund.

Blutë e Londrës e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte duke i mbështetur madrilenët me shpinë pas muri.

Në 20 minutat e para, blutë e Londrës patën mundësi që të shënonin më shumë se njëherë, por gabimet e Werner para portës dhe pritjet e jashtëzakonshme të Courtois-it e e reduktuan numrin në vetëm një.

Golin e shënoi amerikani Christian Pulisic, i cili shumë mirë e shfrytëzoi një pasim të Rudiger, për t’i japur Chelsea-s golin e epërsisë dhe golin shumë të vlefshëm si mysafir.

Dominimi i bluve vazhdoi, deri në minutën e 29-të.

Një moment magjie i Benzema-s ndryshoi gjithë rrjedhën e ndeshjes.

Francezi ndali topin me gjoks në mesin e shumë futbollistëve dhe me një goditje të bukur ‘vollej’ barazoi shifrat.

Pas këtij momenti, ndeshja ishte e barazpeshuar dhe pa shumë raste.

Kujdesi i madh nga të dy skuadrat që të mos pësojnë, bënë që rastet për gol të mos ishin të mëdha.

Deri në fund asgjë nuk ndryshoi me ndeshjen që u mbyll me rezultat 1-1.

Chelsea shkon në “Stamford Bridge” javën e ardhshme me një rezultat të mrekullueshëm, por duke parë rrethanat, edhe për Real Madrid-in ky rezultat ishte pozitiv.

Në rrugën për Stamboll, në Londër gjithçka është e hapur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore