Sport

Real-i përgatit rikthimin e Odegaard-it


Forma e mirë që ylli norvegjez, Martin Odegaard-i, po kalon te Arsenal-i ka konfirmuar cilësit e tij dhe ka përforcuar faktin se ai mund të rikthhet te Real Madrid-i.

Mesfushori me tipare sulmuese u bashkua me Arsenal-in në janar dhe ka arritur të lëri gjurmë nën drejtimin e Mikel Arteta-s.

Performaca e mirë e 22-vjeçarit ka konfirmuar se bordi drejtues i Real-it mund ta kthejë në Madrid lojtarin, i cili mund të luajë një rol të rëndësishëm në të ardhmen e klubit.

Odegaard-i fillimisht ishte i dëmtuar, por pasi kaloi dëmtimin duke u kthyer në gjendje optimale, ka shfaqur gjithë cilësitë e tij në mesfushën e topçinjëve.

Përvoja në Londër mund të jetë një shtysë më shumë për norvegjezin, që pas disa eksperiencave në Spanjë dhe Holand do të rikthehet tashmë me eksperiencë nga kampionati më i fortë në botë, Premier Liga.

Arsenal-i dhe Odegaard-i do të vazhdojnë së bashku, të paktën deri në fundin e sezonit. Më pas do vendoset nga klubi madrilen nëse do huazohet edhe për një sezon, apo do tëe rikthehet direkt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore