Sport

Real-i gjen zëvendësuesin e Carvajal-it


Real Madrid-i po monitoron mbrojtësin e djathtë spanjoll, Pedro Porro-n, raporton O Jogo. Porro aktivizohet me Sporting-un në Portugali, por është në pronësi të Manchester City-t.

21-vjeçari debutoi me Kombëtaren e Spanjës, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, kundër Gjeorgjisë.

Porro ka kontratë me City-n deri në 2024 dhe do të jetë pjesë e Sporting-ut të paktën deri në fundin e këtij sezoni.  Mbrojtësi ka luajtur më herët në Spanjë, përpara se të kalonte, në 2019, nga Girona të City për 12 milionë euro. Por, spanjolli nuk ka bërë akoma debutim në Premier Ligë.

Real Madrid-i dhe Barcelona e kanë monitoruar edhe më parë Porro-n, kur ishte pjesë jo e rregullt  ekipit të parë të Girona-s. Atëherë lojtari kishte rol më mbrojtës, ndërsa tani në stilin e tij të lojës përfshihet më shumë loja sulmuese.

Porro është titullar i padiskutueshëm te Sporting-u, ku është aktivizuar në 30 takime. Ai ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asist. Sipas Transfermarket-it, kartoni i tij vlerësohet rreth 17 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore