Lajme

Reagon Lutfi Haziri pas publikimeve të Albanian Post: Pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike


Pas publikimeve të Albanian Post për Dosjet e UNMIK-ut që shpalosen disa prapaskena të vrasjeve të Xhemail Mustafës, Ekrem Rexhës dhe plagosjes së Fetah Rudit, ka reaguar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lutfi Haziri.

Haziri, që është edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “më në fund, pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike”.

Ai, duke përshkruar Xhemail Mustafën, ish-anëtarin e LDK-së që ishte edhe zëdhënës i partisë dhe këshilltar i lartë për media i presidentit të atëhershëm Ibrahim Rugova, ka shkruar se vrasja e tij ishte vrasje e “njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore”.

Por, kjo vrasje “po fillon të zbardhet”, shkruan Haziri.

“O Zot, drejtësia po flet. Mos ia fal as në atë botë pas pendimit sepse e vranë engjëllin tuaj në tokë. Kanë me mbet turpi i sotëm e i historisë”.

 

Lexojeni pjesën e parë të Dosjes së UNMIK-ut: Ekskluzive: Dosja e UNMIK-ut për atentatin që e la të paralizuar Fetah Rudin

Lexojeni pjesën e dytë të Dosjes së UNMIK-ut: Pjesa 2: Dosja e UNMIK-ut që tregon se si dhe kush i vrau Xhemail Mustafën dhe Ekrem Rexhën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore