Shqipëria

Reagon i përlotur babai i gjyqtares së arrestuar Hoxha


Në një prononcim për mediat babi i gjyqtares së arrestuar Enkeleda Hoxha, i sëmurë me parkinson, me njërën dorë që i dridhej, tha se e bija është e pafajshme dhe nuk ka bërë kurrë padrejtësi.

Me lot në sy ai tha se vajza e tij është kërcënuar për të dhënë vendime për disa njerëz, ku i quajti “bosa të krimit”.

Ai akuzoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se i ka thënë vajzës së tij se ti nuk e kalon vetingun.

“Ajo nuk ka bërë asnjë veprim me qëllime të atilla siç flet kryeministri”.

Babai i gjyqtares përmendi rastin ku djali i deputetit, i cili dhunonte ish-të dashurën, vajza e tij e la në burg. (Kjo ngjarje ka ndodhur rreth dy vite më prarë. R.Rr ishtë djali i deputetit të Partisë Socialiste Rr.Rr.).

Babi i Hoxha-s tha se ky person u lirua nga një gjyqtare tjetër. Ku sot kjo gjyqtare është emëruar këshilltare në Gjykatën e Lartë të Tiranës.

“O kryeministër mos u merr me të tillë njerëz që janë qelibar dhe nuk janë ashtu sic mendon ti”.

Sipas deklaratës së babit të saj, gjyqtarja Hoxha ka kërkuar disa herë transferim nga kjo gjykatë, por nuk i është miratuar asnjëherë. Madje ai tha se ka në dorë 35 telegramë ku gjyqtarja ka kërkuar transferim.

“Vajza ime bëri 19 vjet atje, kush gjyqtar ka ndejtur në një gjykatë 19 vjet?”.

Ai shtoi më tepër se Enkeleda ikën me bidonat e qumështit në punë ndërsa shoqet e saj me makinë X5.

“E bën 19 vjet rrugën Tiranë-Krujë me autobus”.

Me zërin që i dridhej ai tha se vajza e tij ka një fëmijë 19 vjeç me autizëm.

“Ajo ka një fëmijë 19 vjeç autik që sot ka ditëlindjen. I uron gjyshi dhe do të mbahem unë deri sa ky fëmijë do ta shohë nënën të lirë”.

Ai kërkoi nga shteti që të pasqyrojë realitetin siç duhet.

“Pres që e vërteta të dalë siç është. 9 mijë dollarë që i janë gjetur janë për firmën e ndërtimit”. “Pasqyroni ashtu siç duhet realitetin”, e mbylli i përlotur babi i gjyqtares.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore