Zgjedhjet në Shqipëri

Tensione në Njësinë 7, Gjonaj: Askush nuk e tjetërson votën e qytetarëve


Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, mbrëmjen e 26 prillit, përmes një postimi në median sociale Twtter, ka reaguar rreth tensioneve të krijuar gjatë procesit të numërimit të votave, në Njësinë numër 7, në Tiranë.

“Vota numërohet dhe askush nuk mund ta tjetërsojë vullnetin e qytetarëve as me laps e as me bojë”, deklaron ministrja Gjonaj.

Ndër të tjera, ka theksuar dhe rezultatin e dalë, sipas saj, në Njësinë 7. Ajo shprehet se Partia Socialiste (PS) “udhëheq bindshëm te Njësia 7”.

Mbrëmjen e sotme, Gjonaj ka pasur një bisedë të tensionuar me një nga komisionerët, në procesin e numërimit të votave, pranë kësaj njësie. Ajo është kandidate për deputete e PS-së, në qarkun e Tiranës si dhe e deleguar në njësinë 7.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore