Shqipëria

Reagon GJEDNJ për shkarkimin e prokurorit Besnik Cani: Vendim i padrejtë


Nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shkarkimi nga detyra e prokurorit Besnik Cani është cilësuar i padrejtë.

Në vendimin për Canin, sipas gjykatës, ka pasur shkelje të Konventës, duke shtuar se atij i është cenuar e drejta për një proces të rregullt ligjor.

Ai u shkarkua në vitin 2020 pas rivlerësimit gjatë procesit të vettingut. Fill pas shkarkimit, Cani e dërgoi çështjen në Gjykatën e Strasburgut me arsyetimin se gjykimi ishte kryer në kundërshtim me rregullat e pranueshmërisë.

Gjykata ka konstatuar po ashtu se argumenti i ankuesit kishte provuar shkeljen e një rregulli themelor të ligjit të brendshëm, që kishte ndikuar negativisht në emërimi i një prej gjyqtarëve të ulur në bankën që kishte dëgjuar çështjen e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore