Shqipëria

Reagon Arbër Çekaj: Po më masakrohet gjithë familja


Arbër Çekaj ka reaguar për arrestimin e babait të tij, Selim Çekaj, një ditë më parë. Ky i fundit ishte i akuzuar si pronari i një kompanie që kryente trafikun e kokainës nga Ekuadori.

Bëhet me dije se gjatë seancës së radhës në Apelin e Posaçëm, Çekaj ka thënë se po i masakrohet e gjithë familja.

Gjithashtu, ka shtuar ai, “babai im është 72 vjeç, profesor i nderuar”.

Çekaj thotë se gjithçka që po i ndodh është më qëllim që të përfshijë familjen e tij në trafik.

“Kjo tregon që është një klan i caktuar që kërkoj të përfshijë familjen tonë në trafik”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore