Seriali i ri i gjigandit, “Neflix” –“Squid Game”, po bënë xhiron e rrjetit duke siguruar një shikueshmëri e cila shkoi përtej pritshmërive.
Por, në ndërkohë që suksesi është i madh, buja që ka bërë është edhe më e madhe. Kjo ka bërë që shkollat të paralajmërojnë prindërit që të mos i lënë fëmijët e tyre ta shikojnë serinë në fjalë.
Seriali i Koresë së Jugut, i cili aktualisht është seriali më i shikuar në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, përqendrohet në një shfaqje të lojërave imagjinare, në të cilën personazhet e varfër konkurrojnë në një seri lojërash me pasoja vdekjen, për të fituar një çmim prej 31.1 milionë eurosh.
Duke parë ecurinë dhe efektin “negativ” të serisë, shkollat në SHBA dhe Britani të Madhe, kanë nisur me paralajmërimet, përfshirë shkollën fillore “John Bramston” në Ilford, e cila ka lëshuar një letër për prindërit duke shprehur shqetësimin se fëmijët që e kanë parë “Squit Game”, pretendojnë të qëllojnë me njëri-tjetrin në shesh lojërash për të rifilluar shfaqjen në realitet.
“Të dashur prindër / kujdestarë, ne kemi vënë re se disa nga fëmijët tanë po shikojnë lojën ‘Squid’ në Netflix dhe ne po ashtu kemi vënë re se gjithnjë e më shumë fëmijë kanë filluar të luajnë versionet e tyre të kësaj loje në shesh lojërat e shkollës”.
“Kjo gjë po shkakton konflikt brenda grupeve të shoqërisë. Fëmijët që e shohin këtë janë të ekspozuar ndaj skenave grafike realiste të dhunës dhe për fat të keq fëmijët ata po e imitojnë këtë sjellje”, thuhet në letrën e hapur të shkollës.
Ndërkohë, një shkollë tjetër në Kent, “Sandown”, ka filluar të ofrojë klasa shtesë mbi dhunën dhe dëmet në internet në përgjigje të popullaritetit të serisë “Squid Game”.
“Ne po azhurnojmë vazhdimisht këshillat tona për prindërit dhe fëmijët, ne vazhdimisht i përditësojmë ato”, ka thënë një zëdhënëse e kësaj shkolle.
“Në përgjigje të kësaj dhe shfaqjeve të tjera, ne zhvilluam mësime shtesë mbi dhunën dhe dëmet në internet”.
Ndryshe, seriali “Squid Game” ishte shkruar fillimisht në vitin 2008, por u deshën më shumë se 10 vjet për të regjistruar shfaqjen.
Drama e mbijetesës, e cila përmban skena tmerruese të personazheve që goditen në kokë si dhe trafikimin e organeve, i shfaq garuesit duke marrë pjesë në versionet e lojërave tradicionale të fëmijëve, me fituesit që përparojnë në fazën tjetër.
Ata që dështojnë të kualifikohen në lojën e ardhshme ekzekutohen nga një skuadër e maskuar që iu qëndrojnë pranë me mitralozë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pamela Anderson merr rolin kryesor në rifillimin e “The Naked Gun” – 30 vjet pas përfundimit të ekskluzivitetit ikonik me Leslie Nielsen
-
Riley Keough shuan çdo shpresë për një sezon të dytë të “Daisy Jones & the Six”
-
Menaxherja e armëve të “Rust” dënohet me 18 muaj burg, për vrasjen aksidentale të kryer nga Alec Baldwin në sheshxhirim
-
Princi Harry, i fokusuar në rolin e producentit të serialit të ardhshëm në Netflix