Shqipëria

Reagimet e demokratëve pas dorëheqjes së Bashës


Pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit, por edhe pas kërkesave të disa prej deputetëve, Lulzim Basha dha sot dorëheqjen nga kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Fill pas vendimit të tij, ish-lideri i PD-së, Sali Berisha në median sociale Facebook shkroi se, “bashkimi i demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre është përparësia e PD-së”.

Për të, rikthimi te vota e lirë e secilit demokrat dhe njohja e kontributeve është “rruga e vetme që sjell bashkimin dhe më pas fitoren e PD-së”.

Berisha, më tej, ka ftuar demokratët kudo ndodhen, “të punojnë së bashku për PD të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Një reagim ka pasur edhe ish-nënkryetarja e PD-së, Grida Duma.

“Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe”, shkruan Duma në Facebook.

Sipas saj, nga ky çast, “Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka”.

Kurse ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka dhënë komentin e saj mbi fjalimin e Bashës.

Për të, qëndrimi i tij është një tentativë “për të ngrirë” funksionin.

“U ngri për së dyti”, ka shkruar ajo.

Sakaq, për deputetin demokrat Ervin Salianji, dorëheqja është e mirëpritur, por e vonuar.

Ervin Salianji: Referendumi i Berishës, tentativë për të mashtruar dhe gënjyer demokratët që të krijojë një parti antiamerikane - Politike

Dhe se shpreson që dorëheqja mos të jetë një truk që ta rikthejë PD-në në të njëjtin përfundim si më parë.

“Shpresoj që ky akt të mos jetë një truk dhe të kemi mundësi reale që PD-ja të mos ripengohet përmes trukeve të ndryshme për të sjellë më pas të njëjtin përfundim”, ka vijuar Salianji.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore