Sport

Read Madrid kërkon huazimin e Van de Beek


Real Madrid ishin të interesuar për mesfushorin Donny van de Beek para se ai të bashkohej me Manchester United nga Ajax verën e kaluar.

24-vjeçari, Van de Beek, nuk ka pasur performanca shumë të mira në Old Trafford, që kur u transferua nga Ajax  për 40 milion euro.

Ai startoi vetëm katër herë në Premier Ligë gjatë sezonit të kaluar, dhe duket se United janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për lojtarin holandez.

Mesfushori ishte afër bashkimit me Real Madrid në verën e vitit 2019, me Tottenham Hotspur, Arsenal dhe Paris Saint-Germain të gjithë të interesuar për ta nënshkruar atë në të kaluarën.

Por Madridi janë ata që kanë mbajtur interesin e tyre dhe janë të gatshëm të ofrojnë  një ofertë huazimi, për deri në vitin 2022.

Vlera e huazimit do të kushtonte 2 milion euro, e cila është më e lehtë për tu menaxhuar nga Madridi i goditur financiarisht.

Ajax thuhet se gjithashtu kanë pyetur në lidhje me kthimin e Van de Beek, por kjo ofertë është refuzuar nga Manchester United.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore