Sport

Raundi 1 Australian Open: “Vintage Serena”, Osaka dhe Venus


Serena Williams fiton në raundin e parë të Australian Open kundër gjermanes Laura Siegmund me 6-1 6-1 në Rod Laver Arena.
8 shkurt. Xhestet triumfuese të Serena Williams kundër Laura Siegmund në Australian Open.

39 vjeçarja nga Amerika duket më se e vendosur të mbajë fjalën e dhënë sa i përket Grand Slam-it të saj të 24-t. Paqaritjen e saj kundër Siegmund, ajo e quajti “vintage Serena” – rerefencë kujtimore për kohën kur ishte më e re dhe dominante në fushën e tenisit.

Thuajse të njejtin nivel dominance tregoi edhe kampionia japoneze e US (SHBA) Open, Naomi Osaka, kundër ruses Anastasia Pavlyuchenkova me rezultat 6-1 6-2.

Naomi Osaka në duelin me Anastasia Pavlyuchenkov-n, Australian Open. 8 shkurt.

Ndërsa ish numëri 1 i botës, gjermania Angelique Kerber, u eliminua nga amerikania Bernarda Pera me rezultatin 6-0 6-4.

Kerber është fituesja e tre Grand Slam-eve dhe ish numëri një në botë. Pas ndeshjes ajo tha:

“Ndihet dhe duket. Sidomos tani që vij nga karantina dhe po luaj në një ndeshje të vërtetë ku, rezultati ka rëndësi ndërkohë që kundërshtarja ime ka pasur më shumë liri”.

Në raundin e dytë, veç Osaka-s, Serena-s i bashkohet dhe motra e saj e madhe Venus.

40 vjeçarja Venus Williams, fitoi kundwr belges Kirsten Flipkens [7-5 6-2].

Nw 10 shkurt Serena pret përballjen e rradhës kundër serbes Nina Stojanoviç, ndërsa Osaka do të duelojë francezen Caroline Garcia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore