Lajme

Raporti i EIA-së: Ndotja nga plastika, emergjencë globale


Një çafkë gri qëndron midis shisheve dhe fuçive plastike të hedhura në bregun e liqenit Potpecko në lumin Lim, pranë qytetit të Priboj, Serbi, të martën, 5 janar 2021.

Ndotja nga plastika është kthyer në një emergjencë globale, për çka nevojitet “një traktat i fortë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)”.

Është ky përfundimi i Agjencisë së Hetimit të Mjedisit (EIA), në raportin e së cilës thuhet se ka një mori të provave të dëmtimit nga plastika.

Në raportin e EIA-së argumentohet se kërcënimi i ndotjes plastike është pothuajse i barabartë me ndryshimin e klimës.

Sipas EIA-së, ajri që thithin njerëzit përmban mikro-grimca plastike.

Po ashtu, thuhet në raport, ka plastikë kudo, edhe në borën e Arktikut, plastikë në tokë dhe plastikë në ushqimin tonë.

Një fakt interesant, parashtruar në raport, është humbja e rreth 20 elefantëve në Tajlandë, të cilët mendohet të kenë ngordhur pasi kanë konsumuar mbetje plastike nga një deponi mbeturinash.

Shishe plastike, dërrasa druri, fuçi të ndryshkura dhe mbeturina të tjera që bllokojnë lumin Drina pranë qytetit lindor boshnjak të Vishegradit, Bosnje, të martën, 5 janar 2021.
Çfarë duhet bërë?

Autorët e raportit u bëjnë thirrje vendeve që të bien dakord për një traktat të OKB-së, me objektiva detyrues për reduktimin e prodhimit dhe mbetjeve plastike.

“Ka një orë vdekjeprurëse që numëron me shpejtësi mbrapsht”, tha Tom Gammage i EIA-s.

Më tej, ai u shpreh se, “nëse kjo valë baticore e ndotjes vazhdon e pakontrolluar, plastika e parashikuar në dete deri në vitin 2040 mund të tejkalojë peshën kolektive të të gjithë peshqve në oqean”.

Kombet e Bashkuara kanë identifikuar tri kërcënime ekzistenciale mjedisore – ndryshimin e klimës, humbjen e biodiversitetit dhe ndotjen – dhe kanë arritur në përfundimin se ato duhet të trajtohen së bashku.

Islamabadit, Pakistan, të martën, 6 maj 2018.

Marrëveshjet shumëpalëshe për humbjen e biodiversitetit dhe klimës kanë ekzistuar për gati 30 vjet – megjithëse ato nuk kanë arritur të ndalojnë emetimet e dyoksidit të karbonit (CO2) ose të mbrojnë botën natyrore.

Ideja e një traktati të dedikuar të plastikës është kundërshtuar nga disa kombe vitet e fundit.

Por, më shumë se 100 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, thuhet se favorizojnë një traktat që do të propozohet në Asamblenë e ardhshme të Mjedisit të OKB-së në shkurt dhe mars.

Burimet thonë se opozita e drejtpërdrejtë po dobësohet, megjithëse ka një mosmarrëveshje se sa i rreptë duhet të jetë traktati dhe nëse ai duhet të jetë ligjërisht i detyrueshëm apo vullnetar.

Sidon, Liban

Presidenti demokrat amerikan Joe Biden ka njoftuar se SHBA-të tani mbështesin një marrëveshje globale, e cila më parë kishte rezistuar nga ish-presidenti republikan Donald Trump.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse ai mund të fitojë miratimin nga Kongresi, pasi shumica e plastikës janë bërë nga nafta dhe gazi – dhe ato të dyja prodhohen në SHBA.

Japonia thuhet se po përpiqet të pakësojë ambiciet e traktatit. Shtetet Arabe të Gjirit dhe Kina kanë heshtur deri më tani. Kina prodhon pjesën më të madhe të “plastikës së virgjër”, edhe pse SHBA-të dhe Britania e Madhe thuhet se janë prodhuesit më të mëdhenj të mbetjeve për person.

Shishe plastike dhe mbeturina të tjera notojnë në liqenin Potpecko pranë Priboj, në Serbinë Jugperëndimore, 22 janar 2021.

Duke prezantuar raportin e EIA-së, Gammage tha se, “natyra e dukshme e ndotjes plastike ka krijuar shqetësim të madh publik, por shumica dërrmuese e ndikimeve të ndotjes plastike janë të padukshme”.

“Dëmi i shkaktuar nga mbiprodhimi i shfrenuar i plastikës së virgjër dhe ciklit të tyre jetësor është i pakthyeshëm – ky është një kërcënim për qytetërimin njerëzor dhe aftësinë bazë të planetit për të ruajtur një mjedis të banueshëm. Po bëhet pothuajse po aq serioz sa kërcënimi nga ndryshimet klimatike”, e përmbylli ai argumentin e tij në lidhje me këtë çështje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore