Shqipëria

Raporti i BB: Tёrmeti dhe Covid 19 rrisin varfёrinё nё vend


Banka Botërore(BB) në raportin e fundit “Vlerësimi i riskut të katastrofave në Shqipëri” ka nënvizuar se niveli i varfërisë mund të ketë shkuar 8 vite pas (në skenarin më të mirë) për shkak tё ngjarjeve madhore tё tërmetit dhe pandemisё sё Covid 19.

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 ka rritur varfërinë subjektive me 2.3%.

Në kohën e vlerësimit të post-katastrofës u planifikuan 20 miliardë lekë pёr rindërtimin. Nevojat për rimëkëmbje afatshkurtër u vlerësuan në 67.1 miliardë lekë apo gati 51 për qind e nevojës.

Banka vlerëson se tërmeti preku të paktën 200 mijë individë në 11 bashki me një efekt madhor ekonomik.

Raporti gjykon se ndikimi i pandemisë, e ka bërë Shqipërinë më të dobët përballë katastrofave.

Problematike veçanёrisht shihet ulja e kapaciteteve të qeverisë, familjeve dhe bizneseve për të marrë veten pas katastrofave.

Po ashtu, katastrofat e pёrmbytjeve vlerёsohen me kosto tё shumta.

Përmbytjet sipas raportit, janë më të lokalizuara, por i kanë dëme më të shpeshta.

Vlerësohen me një mesatare prej 48 milionë dollar në vit. Kёto vlerësime mbulojnë asetet e sektorit privat, por jo ato publik.

Sipas raporteve tё periudhёs nga viti 1995 deri nё vitin 2015 rreth 30 mijё njerёz preken çdo vit nga fatkeqёsisht natyrore.

Mё shumё se 95% e bashkive preket çdo vit nga tё paktёn njё fatkeqёsi.

Sipas BB-sё pritet njё rritje e kostove ekonomike tё shkaktuara nga fatkeqёsitё natyrore. Ndryshimet klimatike tё viteve tё fundit, pritet tё rrisin nivelin e fatkeqësive të tilla si përmbytjet apo stuhitë. /AlbanianPost.com               

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore