Sport

Raphael Varane, larg Madrid-it


Raphael Varane është në një fazë shumë të avansuar të bisedimeve me Manchester United-in.

27-vjeçari që ka fituar gjithçka me Real Madrid-in, duket se po dëshiron t’i jap fund aventurës në Madrid.

Një dekadë pas transferimit të tij në Madrid, e ardhmja e Varane-s është për herë të parë në dyshim.

Jose Alverez, një gazetar shumë i afërt me klubin madrilen raporton që francezi është në bisedime me Manchester United-in.

Ai dëshiron që të provojë një kampionat tjetër, dhe “Old Trafford” duket si destinacioni i tij i preferuar.

Real Madrid-i tashmë është në dijeni që futbollisti nuk dëshiron të rinovojë kontratën e cila skadon në vitin 2022.

Duke e marrë parasysh këtë, në bazë të zërave, mund të themi që Varane po kalon muajt e fundit me fanellën mbretërore.

Për të mos rrezikuar humbjen e tij me parametra zero, Real Madrid-i do të detyrohet ta shesë këtë verë.

Klubi madrilen e vlerëson francezin 70 milionë euro, minimum.

Varane ka fituar katër Champions League me Real Madrid-in, dhe ai po kërkon të pestën këtë sezon, me madrilenët që janë në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore