Sport

Rangers shpallet kampion në Skoci duke thyer çdo rekord, po ashtu dhe dominimin e Celtic


Dundee United 0-0 Celtic – edhe zyrtarisht Rangers shpallet kampion.

Skuadra e menaxhuar nga Steven Gerrard arrin të shpallet kampion para kohe në ligën e Skocisë me një rekord të jashtëzakonshëm.

88 pikë, 28 fitore, katër barazime, zero humbje, vetem nëntë gola të pësuar, 77 të shënuar.

Triumf më të bukur e më dominues të një lige, mund të themi që nuk kemi parë asnjëherë.

Skuadër që bankrotoi, u rrëzua në kategorinë e katërt dhe u ringrit përsëri në maje të futbollit skocez.

Puna e Gerrard që ka bërë Gerrard ka qenë fantastike deri më tani, vetëm një humbje në 44 ndeshjet e fundit, në raundin 1/16 në Europa League, kampion në Skoci – thjehstë i mrekullueshëm.

Tanimë kemi edhe kampionin e parë të këtij sezoni në ligat evropiane, se kush do pasojë, do na tregojnë javët në vijim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore