Lajme

Ramosaj fillon mandatin e dytë si kryetar i Deçanit


Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe anëtarët e zgjedhur të kuvendit të cilët dolën fitues në garën e zgjedhjeve lokale për këtë komunë me 14 tetor, të mërkurën janë betuar për realizimin e të gjitha projekteve që kanë premtuar në këtë komunë.

Ramosaj, i cili ka udhëhequr këtë komunë edhe gjatë katër viteve të fundit ka thënë se përpara e kanë edhe një mandat sfidues.

“Uroj që Deçani, pavarësisht sfidave, pavarësisht padrejtësive që i kanë ndodhur këtij qyteti mos me u ndal në ëndrrën e tij për një qytet që e meritojmë”.

“Do të jenë sfiduese prapë se prapë këto katër vite, ndoshta më sfiduese se katër vitet që i kemi lënë pas për shkak të stadit dhe të konceptit që Deçani duhet me dalë me një stad tjetër”, ka thënë Ramosaj.

Komuna e Deçanit.

Ai po ashtu ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur duke i besuar edhe një mandat në krye të kësaj komune.

“Unë do jem i gatshëm për këtë sfidë, kam qenë i gatshëm gjithmonë për këtë sfidë, me këtë qëllim edhe kam konkurru dhe dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Deçanit për besimin e dhënë, sidomos dua të falënderoj të gjithë qytetarët e komunës së Deçanit për maturinë dhe përpjekjen që e kanë në politikë, pavarësisht cilit subjekt politik i takojnë”, ka thënë ai.

Bashkim Ramosaj ka dalë fitues në zgjedhjet e 17 tetorit më 65.87 për qind të votave.

Në fillim të kësaj mbledhje u mbajt një minutë heshtje për tre viktimat të cilët të premtën u vranë në Gllogjan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore