Sport

Ramos pas zyrtarizimit te PSG: Krenar që bëhem pjesë e këtij projekti ambicioz


PSG ka zyrtarizuar ditën e enjte mbrojtësin spanjoll, Sergio Ramos. Fjalët e para që tha ish-kapiteni i Real Madrid-it, ishin se ai ndihej “krenar që ishte pjesë e këtij projekti ambicioz”.

Pas 16 sezonesh në Madrid, Ramos-i u largua pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës.

35-vjeçari do të jetë pjesë e PSG-së deri në vitin 2023. Ramos-i është nënshkrimi i katërt i PSG-së këtë verë, pas Giorgino Wijnaldum-it, Achraf Hakimi-t dhe Gianluigi Donnarumma-s, me këtë të fundit që nuk është zyrtarizuar ende.

“Unë jam shumë i lumtur që u bashkova me PSG-në”, tha Ramos-i, duke vijuar se “ky është një ndryshim i madh në jetën time, një sfidë e re dhe është një ditë që nuk do ta harroj kurrë”.

“Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij projekti ambicioz, që jam pjesë e kësaj skuadre me kaq shumë lojtarë të shkëlqyer”.

“PSG është një klub që tashmë e ka provuar veten në nivelin më të lartë. Unë dua të vazhdoj të rritem dhe të përmirësohem në Paris dhe të ndihmoj ekipin të fitoje sa më shumë trofe të jetë e mundur”, përfundoi qendërmbrojtësi spanjoll.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore