Lajme

Ramazan në kushte pandemie, shumë vende marrin masa


Ramazani fillon këtë javë. Ndërkohë pjesa më e madhe e botës është goditur nga një valë e re e Covid-19, duke u kufizuar lëvizjet. Për shumë myslimanë, kjo do të thotë shuarje e shpresave për një festë më të mirë se ajo e vitit të kaluar.

Ramazani është i rëndësishëm për besimtarët myslimanë. Për ata, do të thotë se ka ardhur çasti për agjërim, adhurim dhe bamirësi.

Në këtë kohë, njerëzit mblidhen për faljet, mblidhen rreth vakteve festive për të prishur agjërimin e tyre gjatë gjithë ditës, kafenetë e shumta dhe shkëmbimin e vizitave.

Disa vende po vendosin kufizime të reja. Por, shqetësimi është i lartë, pasi ritualet të zakonshme të muajit mund të shkaktojnë një rritje të mëtejshme.

Në Pakistan, numri i rasteve të reja u rrit nga 800 në ditë, në fillim të muajit të vitit të kaluar, në 6 mijë në ditë, disa javë pasi mbaroi Ramazani.

Zyrtarët ia atribuan rritjen kufizimeve të pakistanezëve. Pas një gjendjeje të rënduar me rastet, vendi u kthye në më shumë se 5 mijë raste të reja në ditë.

Të shtunën e 10 prillit, Irani filloi një lockdown 10-ditor, me shkakun e një rritjeje të infeksioneve, pas një festë publike dyjavore për Novruz, Vitin e Ri Persian.

Në Sirinë e shkatërruar nga lufta, Abed Yassin shqetësohej se si do të dukej iftari i tij, vakti në perëndim të diellit, duke prishur agjërimin e këtij viti.

“Do të jetë e vështirë të kesh edhe fattoush”, tha Yassin, duke iu referuar një sallate, e cila nuk mungon në muajin e shenjtë në vendin e tij.

Libani po kalon krizën më të rëndë ekonomike dhe financiare në gjithë historinë e tij. Shtuar këtu pandeminë dhe një shpërthim masiv vdekjeprurës në Bejrut në gusht.

Për të parandaluar tubimet e mëdha gjatë Ramazanit, Arabia Saudite nuk i lejon xhamitë të shërbejnë iftarin dhe syfyrin, një vakt pak para fillimit të agjërimit në lindjen e diellit.

Të shumtë janë udhëheqësit fetarë myslimanë, përfshirë Arabinë Saudite, që po përpiqen të bindin besimtarët për inokulimin e vaksinës Covid-19 gjatë Ramazanit, duke thënë se bërja e saj nuk nënkupton prishje të agjërimit.

Vitit e kaluar në Indi, Ramazani u dëmtua nga islamofobia, pas akuzave se një rritje fillestare e infeksioneve ishte e lidhur me një takim treditor të një grupi misionar islam, Tablighi Jamaat, në New Delhi.

Afganistani po ua lë besimtarëve që të kujdesen për njëri-tjetrin, të mbajnë distancën e tyre dhe të qëndrojnë larg nga xhamitë nëse ndihen të sëmurë.

“Shpëtimi i një jete njerëzore është një detyrim. Ju nuk mund ta vendosni jetën e një njeriu në rrezik”, tha Sayed Mohammad Sherzadi, shef i Haxhit dhe departamentit të çështjeve fetare për provincën e Kabulit.

Për Ramazanin e këtij viti, Magdy Hafez kish dëshiruar të rifillonte një ritual të dashur për të. Kryerjen e faljeve gjatë natës të quajtura “taravi” në xhami edhe një herë.

Vitin e kaluar, koronavirusi i dha fund rutinës së 68-vjeçarit egjiptian për të shkuar në xhami për t’i kryer faljet, tradicionale gjatë muajit më të shenjtë të Islamit.

Pandemia ndali adhurimin islamik në të gjithë botën, përfshirë edhe në Egjipt, ku xhamitë ishin të mbyllura për besimtarët, Ramazanin e kaluar.

“Unë kam shkuar në xhami për 40 vjet rresht, ndaj ishte diçka shumë, shumë e vështirë”, tha ai. “Por feja jonë na urdhëron të mbrojmë njëri-tjetrin”.

Prapëseprapë, “Ramazani mbetet një ndjenjë krejt tjetër dhe shpirtërore, si asgjë tjetër”.

Egjipti, që atëherë ka lejuar rihapjen e shumë xhamive për faljet e së premtes. Këtë Ramazan do t’i lejojë ata të kryejnë taravi, por në masa paraprake, duke përfshirë shkurtimin e kohëzgjatjes së saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore