Shqipëria

Rama-Zaev-Vuçiç – Shëtitja përpara Schengenit Rajonal


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, në përgatitje për takimin e nesërm mbi Forumin Ekonomik Rajonal, i njohur ndryshe si koncepti i Schengen-it Rajonal apo Mini Schengenit.

Së bashku me dy homologët, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, pritës i takimit, Zoran Zaev dhe Presidentin e Serbisë, Alexander Vuçiç, Rama ka vendosur të zhvillojë një ecje në rrugët e Shkupit.

Gjatë kësaj ecejakeje, u është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.

Tre liderët ballkanikë kanë ndeshur gjatë rrugës edhe qytetarë të shumtë kureshtarë. Këta të fundit, i kanë ndalur politikanët për foto të rastit.

Përshëndetjet nga ballkonet e shtëpive apo lokalet, nuk kanë munguar po ashtu.

Atmosfera në video duket mjaft e relaksuar midis të treve.

Tashmë, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë më 29 korrik, gjatë forumit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore