Shqipëria

Rama: Uji i pijshëm në çdo shtëpi, premtim që do të përmbushet shpejt


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar që brenda këtij viti do të ketë “ujë të pijshëm në një masë të madhe të qyteteve urbane shqiptare, pasi ka inspektuar nga afër godinën e re të ujësjellës-kanalizimeve në Kamëz.

Në inaugurim, të hënën e 21 qershorit, përveç tij, ishin të pranishëm edhe ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri, Luigi Soreca, ambasadori gjerman, Peter Zingraf, dhe ambasadori zviceran, Adrian Maître.

Ambasadori i BE-së, gjatë fjalës së tij, deklaroi se për Bashkimin Evropian është shumë e rëndësishme politika e mjedisit për klimën.

Teksa i referohej Marrëveshjes së Gjelbër që ka BE-ja, ai tha se, “të punojmë së bashku, për një Shqipëri më të gjelbër dhe më të pastër drejt BE-së”.

Më tej, Soreca bëri me dije se BE-ja ka dhuruar grantin më të madh në rehabilitimin e sektorit ë ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza. Përkatësisht 25.5 milionë euro janë fondet, të cilat BE-ja i ka dhuruar për Shqipërinë për sektorin e ujit.

Sipas ambasadorit, këto politika kthehen në investime për Ballkanin Perëndimor dhe kanë të bëjnë me strategjitë që ka BE-ja për zero ndotje.

“Një e treta”, tha ai, “po investohen në mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza”.

Në fund, ai tha se, gjatë shtatë viteve të fundit, BE-ja do të investojë 60 milionë euro të tjera për Ballkanin Perëndimor. Kjo në funksion të klimës dhe mjedisit, por edhe për të mbërritur drejt synimit që ka BE-ja “për zero ndotje deri në vitin 2050”.

“BE-ja ka investuar 210 milionë euro për mjedisin klimën dhe standardet”, përmbylli Soreca.

Rama: Do të sigurojmë ujë të pijshëm për shumicën e shqiptarëve

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare e vendosi theksin se “do të ishte mirë që ujësjellësit të bashkohen në një ndërmarrje të vetme dhe të mos jenë të copëzuara”.

Po ashtu, Rama tha se, brenda këtij viti do të ketë “ujë të pijshëm në një masë të madhe të qyteteve urbane shqiptare”.

Megjithatë, për kryeministrin, sfida është që Tirana, Kamza dhe bashkitë që përbëjnë ato që janë monopolet e Shqipërisë, investimet janë më masive dhe do të nevojitet pak më shumë kohë.

Ambasadori Zingraf: Mbrojeni mjedisin

Në fjalën e tij, ambasadori deklaroi se ky bashkëfinancim me BE-në dhe Zvicrën sjell ndryshime për shumë njerëz në infrastrukturën e përmirësimit të ujit.

“Të mbrojmë mjedisin”, tha ai, “programi që po linçojmë sot nuk ka të bëjë vetëm me tuba, por ka të bëjë dhe me ndërgjegjësimin dhe kontributin e qytetarëve”.

Në përfundim, ai theksoi faktin se kjo qasje u vu në zbatim që projektet të jenë afatgjata.

Gjatë inaugurimit foli edhe ambasadori zviceran Maître, i cili theksoi faktin se “kjo është një pikë e rëndësishme për partnerët e zhvillimit dhe Shqipërinë. Si dhe për fuqizimin e infrastrukturës së ujit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore