Zgjedhjet në Shqipëri

Rama: ‘Taksa e sheshtë është taksa e oligarkëve’


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, në vizitën e tij në Korçë, përveç tematikave të tjera ka folur edhe për çështjen e oligarkëve, e përmendur shumë shpesh nga opozita.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se në Shqipëri nuk ekzistojnë oligarkët.

“E përdorin fjalën oligark, por fjala nuk lidhet me thjesht sa para ke, lidhet me sa pushtet ke mbi vendimmarrjen, pushtet jo legjitim, i ushtruar përmes influencës tënde si aktor në treg jo përmes mandateve të përfaqësimit. Në këtë sens nuk ka oligarkë në Shqipëri se s’ka njerëz të pasur që marrin vendime për llogari të qeverisë”.

Në lidhje me premtimin e opozitës për taksën e sheshtë 9% , Rama deklaroi se taksa e sheshtë është taksa e të pasurve.

 “Vetëm nga taksa e sheshtë oligarkët do të marrin direkt nga buxheti i shkollave, spitaleve, mbi 50 milionë euro, të cilat sot i fusin në buxhet si taksë. Kaq e thjeshtë është”.

Kreu i qeverisë, tha se duhen parë “faktet dhe ktu ka problem në shtrembërimin e tyre”.

Kemi zgjedhur një sistem që do kemi njerëz shumë të pasur dhe do të kemi diferenca të mëdha mes tyre dhe tjerëve, por ekzistojnë tre pyetje në lidhje me këtë çështje. A e krijojnë apo e zhvillojnë pasurin në rrugë të ligjshme?A i kthejnë shoqërisë në formë kontributesh atë që detyrohen? A janë në punënë e tyre apo bëjnë punën dhe të qeverisë?

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore