Muzikë

Rama takon Ermal Metën, i dhuron librin me punimet e tij


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në zyrën e tij këngëtarin me origjinë shqiptare, Ermal Meta.

Në median sociale Facebook, numri një i qeverisë ka publikur një foto, ndërsa shkruan se “Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt Italisë”.

Rama i ka dhuruar Metës një libër me punimet e tij.

Artisti, mbrëmjen e sotme, do të mbajë koncert në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.

Ai ka zgjedhur Shqipërinë në Tiranë për të nisur turin, të cilin do ta vijojë në Itali.

Gjithashtu zbulon se me Ermal Metën zhvilluan dhe një bisedë të këndshme.

Një ditë më parë, në një konferencë për shtyp me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Ermal Meta tha se, “nesër do mundohem të bëj koncertin më të mirë të jetës sime”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore