Lajme

Rama sqaron “batutën” për kryeministrin maqedonas Kovaçevski


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se deklarata për homologun e tij maqedonas Dimitar Kovaçevski ishte “ironizim”.

Kjo, për bllokadën “e shëmtuar” ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i qeverisë, duke cituar postimin e tij në Twitter.

Deklarata e kryeministrit shqiptar erdhi pas reagimeve të zyrtarëve maqedonas të cilët kërkonin falje nga Rama.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

Gjatë Samitit të organizuar në Greqi, kryeministri grek po prezantonte kancelarin gjerman Olaf Scholz me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rama ndërhyri duke treguar me humor se Kovaçevski do të jetë kryeministri i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”.

Kjo batutë shkaktoi të qeshura mes palëve, por nuk u mirëprit nga opinioni maqedonas.

Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski shkruajti në Facebook se kjo është e papranueshme dhe se Rama duhet të kërkojë falje.

“Shakaja” e Ramës është e papranueshme, shtoi ai.

Kovaçevski, shkruan kryetari i Kumanovës, në vend të buzëqeshjes duhet ta kthejë me reciprocitet dhe të kërkojë falje.

“Heshtja është më shumë se një turp! Kështu mendoni për ndërtimin e një Ballkani të Hapur?”, përmbyll zyrtari maqedonas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore