Shqipëria

Rama: Shqipëria me një godinë të re të Arkivit Qendror Shtetëror


Pas përfundimit të  pjesës së  parë,  të  projektit  të ndërtimit të  vendruatjes së Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH) në Shkozë,  kryeministri Rama vizitoi ambientet e reja.

Kreu i qeverisë  e cilësoi si “të tmerrshme lënien në mëshirë të fatit të godinës së arkivit, gjatë rrumpallës së viteve demokratike”.

Të dy godinat e arkivit, ajo në Tiranë dhe godina e re në Shkozë kanë një  kapacitet prej 75 mijë kutish. Në këto kuti ruhen dokumentacionet e shtetit shqiptar.

Gjatë inspektimit të Ramës, drejtori i AQSH-së, Ardit Bido  vuri në dukje ndryshimin që ka marrë arkiva pas përfundimit të pjesës së parë të restaurimit. 

“Vendruajtja e re e dokumentacionit arkivor ndryshon si nata me ditën mënyra se si do të ruhet dokumentacioni arkivor. Kur u bë arkivi u bë pa vendruajtje dhe u morën reparte ushtarake në ’90-ës dhe u `plas` dokumentacioni”, përmbylli Bido./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore