Zgjedhjet në Shqipëri

Rama: Shqipëria kampione e Ballkanit në turizëm, agroturizëm dhe eksporte


“Shqipëria do të jetë kampione e Ballkanit në turizëm, agroturizëm dhe në eksportet bujqësore”.

Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit, Edi Rama, gjatë një takimi me fermerët në Moravë.

Sipas Ramës, “Shqipëria ka potencial për të eksportuar më shumë produkte bujqësore se çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor”.

Rama ka përmendur faktin se Shqipëria ka përftuar 90 milionë euro fonde nga Bashkimi Evropian. “Nga vendi i fundit për thithje fondesh, jemi në vendin e parë. Mund të marrim edhe më shumë”.

Kjo sipas tij, sepse Shqipëria “ka dyfishuar tokat e punuara në krahasim me 7 vjet më parë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore