Shqipëria

Soreca reagon për bisedën Rama-Von der Leyen


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi të shtunën e 27 marsit se në rajon do të arrijnë 651 mijë vaksina Pfizer.

Rama e konfirmoi këtë gjë nëpërmjet një postimi në median sociale Facebook, i cili ndodhet në një zyrë në Krujë. Për më tepër ai shkruan se vaksinat do të vijnë nga Bashkimi Evropian (BE).

“Lajm i mirë, në telefonatën me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga BE-ja”.

Nëpërmjet një statusi në median sociale Twitter reagoi dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Soreca shprehu bashkëpunimin e ngushtë të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai zbardhi bisedën e Ramës me presidenten von der Leyen.

Der Leyen shkruan se 651 mijë vaksinat do t’i dhurohen rajonit për të vaksinuar punonjësit shëndetësor dhe qytetarët në nevojë.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me Edi Ramën për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Evropian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do të kapërcejmë pandeminë”.

 

Situata e vaksinimit në Shqipëri

Në Shqipëri aktualisht gjenden rreth 280 mijë vaksina. Këtyre, pritet t’i shtohen edhe mbi 2 milionë doza të tjera të porositura.

Katër, janë vaksinat të aprovuara për përdorim në Shqipëri: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik dhe Sinovac.

Kryeministri Rama ka premtuar vaksinimin e gjysmë milioni shqiptarëve brenda qershorit.

Aktualisht deri më tani janë vaksinuar 62 mijë e 248 shqiptarë.

Procesi i vaksinimit ka vijuar në qendrat përkatëse në të gjithë vendin, si dhe në shkolla për mësuesit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore