Shqipëria

Rama: Punimet po ecin me ritëm të lartë për Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se punimet po ecin me ritëm të lartë në kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Sipas tij, gjatë këtij harku kohor janë krijuar 400 vende të reja pune.

Lajmi u bë i ditur në median sociale “Facebook”, duke cituar statusin e kreut të qeverisë.

Me rinovimin e aleancës ajo do të funksionojë si një bazë operacionale taktike, e pajisur me një pistë të rinovuar, një kullë kontrolli të përditësuar dhe njësi të reja magazinimi.

Kujtojmë që në fillim të këtij viti u çelën zyrtarisht punimet për ndërtimin e kësaj baze ajrore.

Ishte ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, që më 9 dhjetor njoftoi se ishte firmosur nisja e punimeve për bazën ajrore të Kuçovës.

Peleshi e cilësoi këtë të fundit si projektin më madhor në fushën e zhvillimit infrastrukturor.

Për zyrtarin shqiptar kjo tregon edhe një pikë të fortë të Shqipërisë, e denjë për të qenë aleate e NATO-s.

Sipas tij, ky është një zhvillim, mbi 50 milionë euro investim dhe punësim për të gjithë zonën përreth.

Kontributi i palës shqiptare shkon në rreth 10 për qind të vlerës së përgjithshme të investimit në këtë bazë, e cila me investimin e NATO-s do të kthehet në një bazë taktike të dislokueshme.

Baza ajrore e Kuçovës, pikë strategjike e NATO-s në Ballkan

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore