Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, bashkë me drejtuesen e fushatës së PS-së, ka prezantuar të hënën kandidatët për deputet në qytetin e Lezhës.
Sipas Ramës, skuadra e PS-së përmban kandidatë nga të gjitha komunitetet dhe moshave të ndryshme. Në listën zgjedhore janë nëntë kandidatë për deputet, pesë prej të cilëve janë vajza dhe gra.
Nikolla ka treguar se kandidatët për deputet janë juristë, akademikë, inxhinierë, arkitektë dhe nga fusha e shëndetësisë.
Rama e ka vënë theksin tek arritjet e qeverisë gjatë dy mandateve, duke premtuar se mandatin tjetër “do të ketë prioritet segmenti Milot-Fier.
“Ky segment i Korridorit Blu, Milot-Fier, do të jetë vepra më e madhe publike në infrastrukturën rrugore në mandatit tonë të tretë”, thekson ai.
Sipas kryeministrit, porti turistik i Lezhës është “porti i katërt i këtij zinxhiri” dhe praktikisht porti që e mbyll këtë zinxhir. Ndërsa njofton dhe fillimin e kantierit të rrugës Shëngjin-Velipojë.
“Tanimë është realitet dhe çështje ditësh, kantieri i rrugës së shumë herë të premtuar dhe shumëpritur nga i gjithë ky komunitet, por shumë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, Shëngjin-Velipojë”, tha Rama.
Ndër të tjera, Rama premton se në fund të mandatit, do të rrisë rrogën minimale në 400 mijë lekë. Sipas tij, pagat deri 400 mijë lekë, nuk do të kenë më tatim mbi pagën, nga 1 janari i vitit 2022.
“Skuadra e PD-së jo përfaqësuese, ajo e LSI-së një kiamet”
Ndër të tjera, kryeministri u është drejtuar kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike (PD) duke i quajtur “grotesk” dhe “ekstremist”.
“Faktikisht, fola për skuadrën e PD-së në Lezhë, një skuadër jo përfaqësuese absolutisht, që është një skuadër me dy personazhe groteske, që i njeh i gjithë populli shqiptar përmes salloneve, klubeve të natës mediatike. Dy personazhe ekstremistë në çdo aspekt të retorikës së tyre, të të menduarit, dy reaksionarë që e kanë kundërshtuar që në krye të herës Reformën në Arsim”.
Ndërsa kandidatët për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), ai i ka quajtur “një kiamet më vete”.
“Të gjithë ta kuptojnë që, në fund të fundit, PD-ja është një alternativë, sado e lodhur, sado e vjetruar e sado e marrë peng në këtë moment të historisë së saj nga Saliu e nga Iliri, prapë mbetet një parti politike që është aty, ndërsa skuadra e Monikës është problemi i madh i vendit tonë. Problem i madh i jetës sonë politike. Problemi i madh i vet politikës shqiptare”, thekson ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel