Shqipëria

Rama: Politikanëve s’u takon të merren me historinë, ata maqedonas të mos e bëjnë këtë gabim


Gjatë konferencës së përbashkët të kryeministrit Edi Rama me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell, u shtruan pyetje që lidhen me arsyen e shtyrjes së takimit të Këshillit të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian (BE).

Ajo pyeti nëse ekzistonte mundësia që të organizohet konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë përpara se të zhvillohet me Maqedoninë.

Gazetarja maqedonase pyeti se çdo të ndodhtë nëse kjo konferencë e parë ndërqeveritare me Shqipërinë do të organizohej përpara se të kryhet me Maqedoninë e Veriut

Joseph Borell deklaroi se nuk ka ende një datë për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Kemi shprehur natyrisht dëshirën tonë që kjo konferencë e parë ndërqeveritare të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Deri më tash nuk kemi një datë të caktuar, pra asnjë datë të fiksuar, pavarësisht faktit që Shqipëria ka bërë vërtet shumë ecuri, ka ecur përpara”

Kjo ishte përgjigja e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Joseph Borell, ndaj pyetjes së gazetares maqedonase.

Ai shtoi se disa shtete anëtare janë të mendimit që ka ende nevojë  për të avancuar edhe më shumë përpara se të organizohet kjo konferencë e parë ndërqeveritare. Megjithatë unë jam besimplotë që kjo do të organizohet shumë shpejt, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama  tha se qëllimi i vetëm duhet të jetë të ecim përpara. Sipas Ramës kjo vlen për Shqipërinë, për Maqedoninë e Veriut apo për këdo shtet tjetër në rajon

“Ta bëjmë të mundur që ndryshimi të ndodhë në vendin tonë në çdo hap që institucionet të ndërtohen, të forcohen që shteti të funksionojë në mënyrë evropiane që qytetarët tanë të mund të jetojnë  në vendet tona me standardet e BE-së”, cilësoi kryeministri.

Kreu i qeverisë tha se mënyra se si apo kur do të ndodhë do të materializohet në hapa të konfirmuar.

“Nuk varet nga ne. Jetojmë në kohë të ndryshme. Kur ata ishin në kohët më të mira, ne ishim më të këqijtë që mund të merreshe. Tani që ne jemi në formë të mirë, nuk janë ata në kohët më të mira kështu që duhet ta kuptojmë këtë gjë”, shtoi kryeministri.

Rama tha se shpreson që vendi ynë të ecë së bashku me Maqedoninë e Veriut në këtë rrugëtim.

Kryeministri u shpreh dhe për diskutimet me bazë identiteti midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Shpresoj fort që do të ecim së bashku në këtë rrugëtim, megjithatë u tmerrova nga sekondi i parë që kuptova  që kishin nisur diskutimet me bazë identiteti midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë sepse është diskutimi më i keq i mundshëm, që mund të zhvillohet ndërkohë që kërkohet konsensus nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian për vijuar me hapat e mëtejshëm sepse është emocional ,sepse është i ndërlikuar”.

“Shpresoj se vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut nuk do të presin ndonjë shkop magjik nga Berlini, nga Londra sepse nuk do të vijë”.

Ai tha se duhet gjetur një mënyrë për të rënë dakord me miqtë bullgarë. Rama shtoi se nuk mund të jenë politika dhe politikanët ata që merren me të shkuarën.

“Lini historianët, akademikët, shoqërinë civile të tjerët ta bëjnë një gjë të tillë. Në qoftë se politika përfshihet kam frikë se ky do të jetë një tjetër proces që do ta bllokojë Maqedoninë e Veriut, nuk e di dhe se për sa kohë”.

Rama tha se “nëse na thuhet që kemi bërë arritje, por do të na  duhet të presim fqinjët ky nuk do të jetë një problem”. Kryeministri sqaroi se do të jemi krah fqinjëve.

Ndërkohë komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha se konferenca e parë ndërqeveritare është është një proces i bazuar në meritë.

Ai cilësoi se për cilido shtet, që do të përmbushë kriteret do të organizohet konferenca e duhur.

“Sot ne kemi diskutuar Shqipërinë, ecurinë e Shqipërisë, dhe konstatimi ynë është që Shqipëria i ka përmbushur kushtet. Kështu që ne do të duhet të bëjmë propozimin e duhur, do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me shtetet anëtare që ata të bien dakord që të organizohet kjo konferencë e parë ndërqeveritare me Shqipërinë sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Për sa i përket arsyeve të shtyrjes së Këshilli i Stabilizim-Asocimit, Varhelyi tha se ky lloj këshilli me venBEdin tonë nuk do të zhvillohej sot, por në nëntor. Rrjedhimisht me Shqipërinë ishte shtyrë njëherë.

Varhelyi tha se po kërkohet një datë me Maqedoninë e Veriut, por në këto kohë për shkak të Covid-19 mund të presim vonesa të caktuara për sa i përket këtyre takimeve të rëndësishme që kërkojnë dhe takime fizike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore