Shqipëria

Rama përkujton viktimat e Holokaustit: Shqipëria ka vendin e nderit


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar përmes një postimi në platformën Facebook viktimat e Holokaustit.

“I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit”, ka shkruar ai.

Ai ka rikujtuar Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit për reagimin ndaj të cilit “Shqipëria ka vendin e nderit në historinë e Luftës së Dytë Botërore”, ka theksuar Rama.

27 janari është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit në Kujtim të Viktimave të Holokaustit.

Holokausti hebre filloi të përdorej pas Luftës së Dytë Botërore për t’iu referuar shfarosjes masive të miliona hebrenjve në Evropë nga regjimi nazist.

Sipas historianëve, rreth 6 milionë njerëz të fesë hebraike u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Regjimi i Rudolf Hitler-it i referohej këtij procesi shfarosjeje si “zgjidhja përfundimtare e çështjes hebreje”.

Holokausti përfshiu një sistem të organizuar për të kryer këtë gjenocid, ku përfshiu kampet e shfarosjes (të tilla si Bergen-Belsen ose Auschwitz), dhomat e gazit dhe krematoriumet.

Me mbrojtjen ushtarake në Gjermani nga trupat aleate, mijëra të burgosur u gjetën në kampet e përqendrimit.

Më 27 janar 1945, forcat sovjetike ishin të parët që mbërritën në kampin e Auschwitz-it – më i madhi nga të gjithë.

Të burgosurit që i rezistuan masakrës u lanë të lirë, pas së cilës bota fitoi njohuri për mizoritë naziste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore