Shqipëria

Rama “përcjell” nga PS, Hysin dhe Gjermenin


Kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste (PS),  Edi Rama, ka zhvilluar të hënën e 8 marsit, në selinë e PS-së, një takim me gratë dhe vajzat pjesë e PS-së.

“Bilanci i 12 viteve në aspektin e përfaqësimit të grave është një bilanc pozitiv”, shprehet Rama.

Ai ka shprehu mirënjohje për “dy bashkëpunëtoret simbol” të PS, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni, të cilët kanë shprehur më parë largimin e tyre nga angazhimet e PS.

“Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni shumë faleminderit nga zemra për gjithçka dhatë e bëtë në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe faleminderit edhe për leksionin e qytetarisë, mençurisë e mirësisë që u dhatë të gjithëve, me tërheqjen plot klas nga jeta parlamentare, si edhe premtimin për të vazhduar të jeni pjesë e këtij rrugëtimi pavarësisht karriges” është shprehur kryeministri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore